Portugalia është përfshirë nga zjarre masive ditët e fundit, të cilat përveç dëmeve materialen dhe mjedisore, i kanë marrë jetën shtatë personave, mes tyre tre zjarrfikës.

Për këtë, Liga Portugeze e Futbollit, ka marrë një nismë të veçantë. Në njoftimin e saj, thuhet se për çdo gol të shënuar në ndeshjet e javës së gjashtë, do të mbillen 200 pemë.

Gjithashtu, në të gjitha ndeshjet do të mbahet një minutë heshtje. Gjithashtu kapitenët e çdo ekipi, do të futen në fushë, të veshur me një uniformë zjarrfikësish.

Ndër të tjera, klubet kanë rënë dakord të japin donacione, të cilat do të përfshijnë ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike, për të prekurit nga zjarri në vend. /tvklan.al