Një i vrarë dhe një i plagosur në qëndër të Tiranës, ky është bilanci i një sherri që ka ndodhur rreth orës njëzet e tre të mbrëmjes përpara “Tavernës Dajti” midis tre punonjësve të shërbimit të picerisë në këtë tavernë. P.V, kuzhinier në piceri, pas një sherri ka qëlluar me thikë B. S, kamarier dhe O. V, banakier. Dy të plagosurit janë futur në ambientet e brëndshme të picerisë dhe më pas janë transportuar për në spital. B. S, nëtëmbëdhjetë vjeç, gjatë rrugës për në spital ka vdekur. Autori i ngjarjes, P. V, është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është bërë e mundur të ndiqet dhe të arrestohet nga Forcat e Policisë të Komisariatit Numër Një. Ekspertët kriminalë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al