Kievi lëshoi të paktën 144 dronë në Rusi ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosë 3 të tjerë. Në Moskë 4 Ukraina e çon sërish luftën në dyert e rusëve, teksa kreu sulmin më të madh me dron në Rusi. Më shumë se 140 dronë u lëshuan në Moskë ndërsa fuqia më e madhe bërthamore në botë mundi të shkatërronte vetëm 20 prej tyre.

Nga sumi mbeti e vrarë një grua 63-vjeçare dhe tre u plagosën ndërsa dhjetëra banesa u shkatërruan.

Autoritet ruse urdhëruan mbylljen e 4 aeroporteve kryesore në kryeqytet ndërsa dhjetëra fluturime u anuluan. Sulmet me dronë në Rusi dëmtuan ndërtesat e larta të banimit në lagjen Ramenskoye të rajonit të Moskës, duke u vënë flakën banesave.

Shumë prej banorëve thanë për agjenicinë e lajme Reuters se u zgjuan nga shpërthimet e shumta dhe terroi që mbolli Kievi me dronët e vet.

Video të postuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që dalin prej dritareve të godinave rezidenciale shumëkatëshe. Teksa forcat ruse avancojnë në Lindje të Ukrainës, Kievi po përpiqet ta çojë luftën në Rusi, me një inkursion të guximshëm në rajonin e Kurs dhe me sulme masive me dronë, thellë në territorin rus.

Klan News