Këto janë pamjet e para të dronëve “Bayraktar” që prej pak muajsh janë pjesë e flotës së Forcave të Armatosura shqiptare. Imazhet e ofruara prej tyre janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes. 

Siç mund të shihet pamjet që ato ofrojnë janë të një cilësie tejet të lartë, duke përcjellë kështu teknologjinë më të avancuar që ato përmbajnë.

Për përdorimin e tyre ka reaguar dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas tij këta dronë janë teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, por gjithashtu rrisin ndjeshëm aftësitë e mbikëqyrjes dhe sigurisë duke e çuar Shqipërinë përpara në mbrojtjen kombëtare.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë “Bayraktar”, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë shërbejnë për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit.

Ata mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tyre.

Tv Klan