Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shkupi, ka prezantuar trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës bardheblu i është besuar trajnerit turk, Alparslan Erdem.

Tekniku 35-vjeçar, është një emër i njohur, pasi ka qenë ndihmës i Andrea Pirlo-s te skuadra e Fatih Karagumruk në sezonin 2022-2023.

Pas largimit të Prilos, ai mori drejtimin e ekipit të parë në Superligën e Turqisë.

Në njoftimin e Shkupit, thuhet se Erdem ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe ka nisur menjëherë nga puna.

Pas tetë javëve kampionat, Shkupi renditet në vendin e shtatë me 9 pikë të grumbulluara, shumë larg pritshmërive që ishin në fillim të kampionatit. /tvklan.al