Fitorja ndaj Laçit riktheu tek 3 pikëshi Skënderbeun pas dy humbjeve radhazi. Rezultat tepër i mirë për korçarët, të cilët tentojnë të ruajnë këtë trend edhe në sfidën e radhës në Superligën shqiptare kundër Tiranës.

Mision për të cilin trajnerin, Ivan Gvozdenoviç e ka përgatitur skuadrën. Në daljen për shtyp, tekniku pranoi se gabimet e së shkuarës do të hidhen pas krahëve.

Katër takimet e sezonit të shkuar dhuruan barazi totale, me 1 fitore të Skënderbeut, një të Tiranës dhe dy takimet e tjera përfunduan në barazim. Aktualisht, korçarët kanë 7 pikë, ndërsa Tirana vjen pas 6 barazimeve radhazi.

Klan News