FiBank po mbjell një pemë për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë. Faza e dytë e këtij projekti po zhvillohet tashmë në Tiranë ku FiBank janë mbjelle 220 pemë të reja.

Nisma vjen si një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve më të mira të kredisë me Iniciativat Sociale të Gjelbra për të ndikuar pozitivisht në mjedis.

CEO i FiBank, z. Bozhidar Todorov shprehet se kjo nismë me fokus ndërgjegjen mjedisore u shërben si klientëve ashtu dhe familjeve të tyre.

“Një fjalë e urtë në vendin tim thotë: Çdo njeri duhet të mbjellë një pemë, të ndërtojë një shtëpi dhe të rrisë një fëmijë! FiBank po i mbështet të gjithë për të përmbushur më së miri dy të parat. Vizioni i FiBank shtrihet përtej transaksioneve financiare. Ne besojmë në mirëqenien gjithëpërfshirëse të klientëve tanë, komuniteteve tona dhe mjedisit tonë. Kushtet tona të kredisë hipotekore nuk janë thjesht konkurruese, ato janë krijuar për të fuqizuar klientin”, tha ai.

Ky projekt afatgjatë ka gjetur bashkëpunimin dhe mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë se 1.000 pemë të tjera do të mbillen në periudhën në vijim me rritjen e biznesit të FiBank për kredidhënien. Kredia hipotekore në FiBank ofron stabilitet me normë interesi fikse deri në 2 vjet, duke filluar nga 1.99%. Ajo mbulon deri në 100% të planit të investimit dhe afati i kredisë shtrihet deri në 30 vjet.

Tv Klan