Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, paraardhësit e saj në këtë detyrë, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu, si dhe disa ish-drejtor të QSUT-së për situatën e krijuar në spitalin Onkologjik.

Selia blu i akuzon ata për kryerjen e disa veprave penale, përfshi atë të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vrasje me dashje” dhe “Neglizhencë në trajtim shëndetësor”.

Në kallëzimin që mban firmën e deputetes Albana Vokshi, thuhet se ka dyshime se personat e mësipërm me veprimet dhe mos-veprimet e tyre kanë vënë në rrezik serioz jetën e pacientëve me sëmundje tumorale.

Tv Klan