Dy amerikanë dhe një britanik ndajnë Çmimin Nobel në Kimi për këtë vit. Amerikani David Baker, 62-vjeç u vlerësua si shkencëtari i parë që hodhi dritë në strukturën e një proteine, duke i krijuar një mundësi të madhe shkencës për të projektuar proteina të reja. Në studimin e tij, Baker përdori amino acide për të krijuar proteina të reja, përmes një mekanizmi të quajtur Alpha Fold 2. Kjo lehtëson krijimin e ilaçeve, vaksinave, nanomaterialeve apo sensorëve me efekte të përpirësuara.

Ai do të marrë gjysmën e fondit prej 1 milionë euro të akorduar nga Akademia Suedeze. Gjysmën tjetër e ndajnë britaniku 48-vjeçar Demis Hasabis dhe 39-vjeçari amerikan John Jumper, bashkëarkitektë Google DeepMind. Ky aplikacion që funksionon me inteligjencë artificiale, ka si bazë zbulimin amerikanit Baker dhe mund të krijojë një pamje të detajuar të strukturave kompelkse të 200 milion proteinave në gjithë botën.

Tv Klan