Pas protestës së të hënës, kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të pranojë ngritjen e qeverisë teknike ose do të ketë ashpërsim të aksionit opozitar. Në konferencën për mediat Berisha tha se deri në plotësimin e kërkesave të PD, mosbindja civile do të vijojë, por pa deklaruar se kur do të jetë protesta e radhës.
Nëse nuk realizohet ngritja e qeverisë teknike, Berisha tregoi të gjithë skenarët që ka PD si opsion për t’i bërë presion qeverisë “Rama”.
Pavarësisht nëse do ketë sukses apo jo aksioni i opozitës, kryedemokrati thotë se bojkotimi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është një opsion për PD.
Por teksa ishte duke folur online për aksionin e opozitës, lidhja e tij u ndërpre. PD akuzoi kompaninë e internetit se e ka ndërprerë qëllimisht internetin në banesën e Berishës për të ndërprerë parakohe konferëncën e kryedemokratit.
Klan News