Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili prej 9 vitesh mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë pranë administratës publike.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se ky program nuk është thjesht një praktikë pune, por mundësia e krijimit të eksperiencës brenda kornizës së ligjit që i lejp mundësinë çdokujt që të konkurrojë.

Më tej, kryeministri Rama ka theksuar se është bërë një punë shumë e madhe për transformimin e administratës dhe për t’i dhënë një forcë aftësish dhe mundësi shprehjesh që nuk e ka pasur më përpara. Kryeministri Rama ka theksuar se administrata nuk është më nën presionin politik.

Edi Rama: Është hera e parë që e bëj në 9 vjet për arsye se më ka ndryshuar në mënyrë shumë serioze nivelin e vlerësimit tim personal për administratën tonë publike. Kam pasur brenda meje siç kanë të gjithë qytetarët shqiptarë, mbase jo në nivelin e shumicës së tyre që mendojnë se administrata është një territor me shumë hije dhe me pak arsye për të pasur respekt, por një ndjesi pasigurie dhe një ndjesi që kjo do të ishte pjesa më e pamundur e misionit tonë për ta ngritur administratën në një nivel të respektueshëm të paktën në të gjallët e mi.

Në procesin e “Screening” me BE, një skuadër goxha e madhe ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë befasues, një provim shumë i vështirë. Ai ka qenë momenti i përplasjes me një realitet shumë herë më të mirë se sa unë vetë dhe me gjithë dëshirën ta mendoja të mirë, se sa mund ta kisha menduar ndonjëherë. Besoj se në këto 11 vjet, është bërë një punë serioze dhe e vështirë, padiskutim jo e mjaftueshme për të transformuar administratën publike dhe për t’i dhënë një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes që nuk e ka pasur më para.

Administrata nuk ka pasur mundësinë për t’u ndjerë e motivuar dhe as aftësinë për të shprehur atë që është dashur të bëjë, ka qenë e dhunuar nga presioni politik. Ky program, një praktikë pune për t’u njohur me një punë, por është mundësia e krijimit të eksperiencës që brenda kornizës së ligjit i jep mundësinë çdonjërit prej jush të konkurrojë. Në këtë program, kanë hyrë mbi 5 mijë si ju.

Sot të thuash se jam nga Shqipëria, je seksi, deri dje ishe kiamet. Ajo që po ndodh sot është aq e madhe, saqë Shqipëria është në hapin e fundit për t’u bërë anëtare e BE-së. Këto janë 5 vitet e fundit. Hapi final për të kryer me sukses negociatat. Secili që do të ketë mundësinë për të qenë pjesë e grupeve negociatore, do të ketë në përshkrimin e punës së tij një tjetër sasi pikësh kudo që të shkojë.


/tvklan.al