Kreu i SPAK Altin Dumani, në seancën e Kuvendit sot u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe përtej së cilës nuk mund të kalojnë.

Gjatë fjalës së tij Dumani u përgjigj se vija e kuqe për të dhe prokurorë të tjerë është ligji dhe Kushtetuta. Kreu i SPAK u shpreh se ka vend për përmirësim në punën e tyre.  

Altin Dumani: Unë nuk kam nevoje për mbrojten e askujt zoti Shehaj. Mbrojta ime e vetme është ligji dhe Kushtetuta. A ka një vijë të kuqe? Ka vetem një vije të kuqe që jane provat dhe ligji. E thashë procesi i hetimit është i vështirë, provueshmëria është shumë shumë e vështirë, ne po përpiqemi ta përmbushim detyrën, a kemi vend për përmirësime, sa të duash. Në çdo kallëzim po hetojme rolin dhe kontributin e çdo personi të kallëzuar. Është detyrë e jona proceduriale dhe ne këtë bëjmë me hetimet që ne kemi në dorë. Provueshmëria është gjë tjetër. Kjo është vija e kuqe, ne nuk kemi vijë të kuqe nga askush, as une si drejtues as prokurorët, dhe ne jemi të pavarur si nga politika dhe nga krimi i organizuar. Ju pyesni a mendoni që Kryeministri nuk ka dorë te inceneratori, tek 5D Veliaj. Prokurorit nuk i lejohet të japë mendime, por prokurori ka vetëm një detyrim. Të grumbullojë provat dhe pastaj të disponojë me aktet proceduriale përkatëse. Nuk mund të jap mendim. Çdo gjë ka kohën e vet, hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, por janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore dhe infrastrukturorës së nevojshme.

/tvklan.al