Jahmir Hyka shënoi edhe këtë javë në kampionatin zviceran. Mesfushori i Lucernës realizoi të vetmin gol për ekipin e tij në humbjen 3 – 1 me Sionin.

Hyka hyri në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë duke justifikuar besimin e trajnerit, por goli i tij shërbeu vetëm për statistikë.

Futbollisti i Kombëtares është në kuotën e 6 golave këtë sezon me Lucernën, një rekord personal për të në Superligën e Zvicrës./ TV KLAN