Gjigantët e La Liga-s, Real Madridi po përballen me një ofertë sheikësh për sulmuesin e tyre Vinicius Jr.

Braziliani është i hapur për një marrëveshje me Arabinë Saudite që shkon 1 miliardë euro, raporton Reuters.

24-vjeçari u kontaktua nga zyrtarë të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite të cilët vlerësuan interesin e tij për t’u transferuar në Ligën Profesioniste Saudite

Vinicius do të përfitojë 200 mln euro në sezon, përveç bonueseve, ndërsa i është ofruar një kontratë pesë vjeçare.

Në propozim përfshihet edhe një kontratë e veçantë 10 vjeçare për futbollistin, për t’u bërë ambasador për Kupën e Botës 2034, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Vinicius është tunduar nga oferta dhe i ka dhënë leje fondit saudit për të negociuar me “los Blancos”, edhe pse një vendim përfundimtar nuk e ka marrë.

24- vjeçari ka një marrëveshje deri më 30 qershor të 2027 me galaktikët. Klauzola e tij e shitjes shkon në 1 miliardë euro.

Arabia Saudite ka vendosur fonde të pakufizuara për të afruar yje të futbollit, ndërsa po punon për organizimin e Kupës së Botës 2034.

Fondi i Investimeve publike zotëron 75% të kapitalit në klubet kryesore të vendit: Al Ahli, Al Ittihad, Al Hilal dhe Al Nassr.

Klan News