olayinka2

Peter Olayinka përmendet si përforcimi i Gent, në kampionatin belg, për merakton e Janarit. Transferimi i futbollistit të Skënderbeut nuk është zyrtarizuar, por mediat belge shkruajnë se gjithçka ka përfunduar, pasi nigeriani kaloi edhe vizitat mjekësore.

Megjithatë, trajneri i kampionëve të Belgjikës nuk deshi ta komentonte në konferencën e fundit për mediat. Kartoni i Peter Olayinka vlerësohet më shumë se 700 mijë euro nga adresa e specializuar transfermarkt.com.

Por 20 – vjeçari nuk është i vetmi në listë për t’u larguar nga Skënderbeu, në merkaton e Janarit.

Bernard Berisha, Bakary Nimaga apo Liridon Latifi janë të tjerë futbollistë, të cilët vëzhgohen nga klubet Europiane, nisur edhe nga paraqitja e tyre në Europa Ligë. Drejtuesit e Skënderbeut pritet të përfitojnë shumë nga transferimi i tyre në klubet europiane.

Tv Klan