Të ftuar:

Lulzim Shena,

Blendi Klosi,

Lindita Çela,

Jamarbër Malltezi,

Gjergj Bojaxhi,

Zamo Spathara;

Lidhje direkte me:

Voltana Ademi dhe Damian Gjiknuri

Projektuesi i Firmës Ndërtuese, Lulzim Shena ka treguar se Hidrocentrali që po ndërtohet afër Kanioneve të Osumit, shfrytëzon përroin e Bigasit, e cila është një degë e varfër e lumit. Shena tha se hidrocentrali nuk e prek volumin e ujit të ujëvarës, por shkarkon ujin në ujëvarë. “

Hidrocentrali do ndërtohet 150 m larg nga Kanioni. Mjedisi nuk të lejon t’i marrësh ujin përroit, vetëm 67 përqind. Pozicioni i godinës së centralit nuk ka lidhje me kanionin. Centrali nuk ka pamje vizuale me kanionin

”,-tha ai. Projektuesi i Firmës Ndërtimore, Lulzim Shena, është shprehur se hidrocentrali nuk po ndërtohet mbi lumin Osum dhe nuk dëmton kanionet. Ai tha se pozicioni që do ndërtohet hidrocentrali nuk është një zonë e mbrojtur, për më tepër Osumi është një lum dhe jo një zonë e mbrojtur.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është shprehur se shqetësimi mbi këtë histori është ngritur kur nga një shoqatë erdhi një denoncim në portalin ‘Bashkëqeverisje’, ku më pas u kërkua edhe anullimi i këtij ndërtimi. Klosi tha se e gjithë historia ka nisur me një mashtrim të madh, pasi lejën e parë e ka dhënë Sali Berisha në janar të vitit 2013. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ sqaroi situatën në kanionet e Osumit, ku sot u anulua procedura për ndërtimin e Hec-it. Klosi shpjegoi se ka qenë kompania, e cila ka manipuluar shtetin me koordinata të gabuara, ku më pas u dha edhe leja e shfrytëzimit të ujit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, është shprehur të hënën në darkë se do bëhet një kallëzim penal ditën e nesërme për të gjithë linjën e atyre që kanë firmosur për të ndërtuar HEC-et në Kanionet e Osumit. Klosi në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se për një HEC ne nuk do shkatërrojmë një nga ujëvarat më të bukura, edhe nëse fitohet 100 milionë dollarë. Ministri theksoi se është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore, pasi ndërtuesi e ka marrë lejën për të ndërtuar diku tjetër dhe është zhvendosur diku tjetër.

Gazetarja e BIRN, Lindita Çela është shprehur se Agjensia e Zonave të Mbrojtura nuk ka koordinata të qarta për zonat e mbrojtura dhe pikërisht kjo gjë i lë shteg të gjithë ndërtuesve t’a interpretojnë si të duan ligjin. Çela theksoi se kompania që po ndërton sipas të gjithë ekspertëve i dëmton Kanionet e Osumit dhe një problem tjetër është edhe vlerësimi mbi mjedisin, ku dhe mungon një vlerësim i tillë. 

Anëtari i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej ka marrë 336 milionë lekë dhe nuk ka investuar në bërjen e hartave dhe zonave buferike. Kjo e deklaratë çoi në debat mes tij dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi i cili tha se këto nuk janë të vërteta.

Më pas debati vazhdoi pasi Malltezi e akuzoi ministrin Klosi se gënjeu disa herë gjatë emisionit, po Klosi ja ka kthyer se nuk ka gënjyer ndonjëherë dhe i ka kërkuar ti tërheq fjalët mbrpash. Duke debatuar Klosi i tha Malltezit se ai është i akuzuar zyrtarisht për gënjeshtra.

Përplasjen mes tyre e gjeni në videon e mëposhtme.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përmes një lidhjeje të drejpërdrejtë ka denoncuar të hënën në darkë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, ndërtimin e katër HEC-eve në rrethin e Shkodrës. Ademi tregoi se me 30 janar nga Agjensia e Basenit Ujor, ka ardhur një shkresë zyrtare ku kërkohet informacion për ndërtimin e katër HEC-eve të tjera në Përrenjs dhe në degët e lumit të Sharrës. Ajo theksoi se e ka shumë të vështirë për të verifikuar koordinatat, por nga ana tjetër, sqaroi se Bashkia Shkodër është shprehur kundër ndërtimit të tyre.