#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Të Ftuar : Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj

Post-protesta e opozitës. Sot Sali Berisha pasi nuk foli dje gjatë protetës sepse ia la në orë reagimit popullor, i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta Ramës. Çfarë ka paralajmëruar ai në ditët në vijim për opozitën shqiptare?

Protesta e opozitës/ Abilekaj: E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja ishte…

Gazetari Enton Abilekaj thotë se protesta e opozitës ka krijuar avantazhin dhe momentin superior që i duhej asaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Abilekaj thekson se e djeshmja ja arriti qëllimin, por të sotme e quan “ndarje dekoratash” që sipas tij, e kompromentoi atë që ndodhi dje.

Blendi Fevziu: Berisha doli komplet në mbrojtje të protestës. E konsideroi një çështje të njerëzve të lirë që nuk janë dorëzuar. Cili është komenti juaj?

Enton Abilekaj: Normalisht që do e mbronte. Protesta besoj krijoi avantazhin, krijoi momentin superior që i duhej opozitës duke pasur parasysh se edhe mediat e huaja i dhanë rëndësi çështjes dhe theksonin idenë e qeverisë teknike. Fillimi i një momenti të mirë për opozitës.

Nëse protesta e pati vëmendjen e duhur, duhet të vazhdonte derisa të realizohej kërkesa që të vazhdonte të ishte në vëmendje. Duhet të vazhdonte të kishte hapësirat e mediave të huaja dhe të shtonte presionin ndaj qeverisë. E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja që ishte ndarje dekoratash dhe nuk ishte aksion, e kompromentoi atë që ndodhi dje.

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

Gazetari Ergys Mërtiri mendon se protesta e 7 Tetorit, e konsideruar si dita e parë e mosbindjes civile, ishte një fitore për Sali Berishën, por jo për opozitën.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Mërtiri u shpreh se përmes kësaj proteste Berisha u riafirmua si kreu i opozitës kundrejt rivalëve të tij, ndërkohë që nga ana tjetër i ka shërbyer Kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në krye të qeverisë.

Sipas Ergys Mërtirit, protesta në tërësi ishte dështim pasi nuk tërhoqi elektorat gri, por kishte vetëm militantë.

“Protesta ishte dështim, kjo lloj proteste i shërben vetëm Edi Ramës. Njerëzit presin çfarë do ndodhë dhe nuk ndodh asgjë. Këto lloj pamjesh janë bërë që nga 2018. Në fund fare nuk prodhuan asnjë rezultat. Pjesëmarrja ishte që nuk kemi popullin opozitar, kemi militantë partie. Protesta tregoi që u braktis ngs qytetarët. E vetmja gjë që prodhoi ishte tym edhe flakë.

Një protestë duhet të synojë tërheqjen e elektoratit gri. Këtë nuk e prodhoi. Njerëzit qëndruan larg protestës, por kur shohin tym e flakë indinjohen me këtë. Nuk mendoj që Berisha ka dështuar me të, ka fituar, por nuk ka fituar opozita, ka fituar Berisha. Me këtë Berisha ka fituar kundrejt rivalëve të vetë në opozitë, që të qëndrojë si kreu i opozitës, ndërkohë që Rama të qëndrojë në krye të qeverisë”, theksoi gazetari Ergys Mërtiri.

/tvklan.al