Video ekskluzive | Momenti kur Arjan Sala shkon të shuajë zjarrin

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan janë publikuar sot për herë të parë momentet e fundit në qendrën tregtare pas se të nisnin flakët.

Siç shihet në pamjet e publikuara, punonjësit e sigurisë së objektit kanë qenë duke vijuar punën të qetë e më pas kanë nisur lëvizjet. Punonjësit e sigurisë dhe shërbimet e tjera të qendrës tregtare vrapojnë për t’u largua nga godina.

Ndërkohë Erzen Breçani, që është ish-polic dhe drejtuesi i kompanisë së sigurisë që merrej me ruajtjen e objektit ka shpjeguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes.

Braçani ka treguar se ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, por shtoi se deri tani dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Ai shtoi se Arjan Sala kur është njoftuar për zjarrin ka vijuar operacionin e evakuimit të punonjësve të tjerë dhe po ashtu ka tentuar që të fikë zjarrin.

Arjan Sala, i cili punonte si roje sigurie, humbi jetën si pasojë e një zjarri të rënë pasditen e së mërkurës së shkuar në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas 3 ditësh nga rënia e zjarrit, që dyshohet se u shkaktua nga një masë në kabullin e neonëve. Menjëherë sapo ra zjarri, ai i fut së bashku me rojet e tjera të sigurisë dhe nxorën jashtë të gjithë punëtorët.

Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.

Në ekspertizën paraprake thuhet se 32-vjeçari ka tentuar të dalë nga një derë e emergjencës, por besohet se është rrëzuar për shkak të errësirës dhe tymit të dendur që kishte pushtuar magazinën. Më pas flakët janë riaktivizuar dhe temperatura në brendësi arriti mbi 900 gradë. Arjan Sala la pas bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël.

Si është shkrumbuar magazina, pamjet brenda vendit ku u gjet i pajetë Arjan Sala

Emisioni Opinion në Tv Klan ka publikuar pamjet e brendshme të magazinës së shkatërruar nga flakët e zjarrit në katin e nëndheshëm pranë një qendre tregtare në mbikalimin e Kamzës.

Flakët e mëdha të zjarrit kanë shkatërruar gjithçka dhe kanë shkaktuar dëmtime edhe në muret e magazinës.

Në studion e Opinion, Erzen Breçani ka treguar edhe vendin ku u gjet trupi i pajetë i të ndjerit Arjan Sala, roja i sigurisë, i cili mori certifikatën “Dëshmor i Atdheut”.

Arjan Sala ndërhyri në ambientet e brendshme sapo u njoftua për rënien e zjarrit. Ai nxorri kolegët e bllokuar dhe tentoi të fikte flakët. Por për shkak të tymit të madh, 32-vjeçari u asfiksua.  

Shokët e Arjan Salës tregojnë momentet e fundit të 32-vjeçarit

Armand Abazaj, koleg i Arjan Salës, ka treguar momentet e fundit të 32-vjeçarit para së te futej në magazinën për të shpëtuar kolegët. Abazaj u shpreh se Arjan Salaj ishte futur në magazinë për të shpëtuar kolegët dhe ka nxjerr shumë punëtorë jashtë, por në fund nuk ia doli të dilte vetë i gjallë.

Ai thotë se ka pasur shumë tym dhe flakë dhe ka qenë shumë e vështirë që të fikej zjarri.

Po konsumonim një cinge, erdhi një thirrje nga roja se kishte tym mbrapa. U nisëm për tek flakët dhe kërkuam informacione më shumë. U futëm brenda magazinës dhe kishte shumë tym. Unë u ktheva dhe shkova port ë marrë bombolën e fikjes së zjarrit. Kam tentuar që të qëndrojë brenda, pash veten që isha shumë keq dhe kam dalë. Ishin shumë punëtorë që dolën jashtë. Arjani na bërtiste që të dilnim jashtë dhe ka nxjerr shumë njerëz jashtë. Pastaj e kam thirr ne radio, e kam marrë dhe në telefon dhe nuk më është përgjigjur”, tha ai.

Ndërkohë një koleg tjetër, Gentian Goga, tregon se si Airani u fuyt në magazinë dhe nuk doli dot më i gjallë.

Ishte mbushur gjithë tym, ai ka marrë bombolën më të afërt dhe u fut brenda. Ka thënë ‘dilni, dilni, por nuk po e shihnim më. Kishim një raport shumë të mirë, ishim dhe moshatar dhe na shkonte muhabeti për çdo gjë ishte shumë i afërt”, tha Goga.

Xhaxhai i Arjan Salës rrëfen pengun që i ka mbetur për nipin hero

Naim Sala, xhaxhai i Arjan Salës që humbi jetën nga flakët e zjarrit në magazinën poshtë “Casa Italia”, ka treguar për momentet e para si e mësoi lajmin.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Naim Sala është shprehur se fillimisht shpresonte që nipi i tij do të mund të mbijetonte, por pas disa orësh ai humbi çdo shpresë.

Pas këtij momenti, shpresa e vetme e Naim Salës ishte vetëm që të mos humbisnin edhe trupin e Arjanit.

Nga ora 3 gjysmë, 4, më bie telefoni nga nipi tjetër se dhe ai punon me kompaninë Breçani dhe më thonë ke ndonjë numër rezervë të Arjanit se diçka po ndodh. Nipi kishte marrë në telefon nipin tjetër, marr babain unë i them bëni çmos dhe gjeni numrin tjetër të Arjanit. Punë kohore mbërritëm të gjithë atje. Kur mbërritëm ishte një zjarrfikëse me 4-5 persona. U afrova dhe unë aty, vetëm tym dynjaja. Ishte tmerr i paparë. Kemi qëndruar atje deri parmbrëmë. Mendova se Arjani do ketë mundur të jetë futur diku. Deri nga ora 1 e natës, isha i sigurt se e kam nipin gjallë. Nga ora 2 pasi mora informacion mbi katin nëndhe, i hoqa të gjitha shpresat. Mora vesh se në katin nëndhe nuk kishte dhoma të tilla, ishin thjesht rafte. I humba shanset. Filluan edhe disa shpërthime që nuk e di nga vinin, atëherë shpresat që unë nipin ta marr gjallë i hoqa. Pasi kaloi edhe nata, mbaroi puna. Kaloi nata, erdhi dita e nesërme. Shpresa ishte e kotë. Ajo që unë besoja ishte që të mos humbisnim edhe trupin e Arjanit. Që të kesh djalin në një distancë 4 minuta nga puna, edhe puna nuk ishte shumë e rrezikshme, edhe të vdesësh që ke një besim që nuk vdes kurrë, kjo qenka shumë e çuditshme”, është shprehur ai.

Naim Sala ka një peng, kafen e fundit që nuk arriti ta konsumonte me nipin.

Pak ditë më parë, humbe fare tha xhaxha, do vish të pimë ndonjë kafe atje në katin e sipërm, hajde të të qerash një kafe. Por kjo kafja nuk u mundësua kurrë. Ishte takimi i fundit me të. Të paktën iku në një mënyrë hero, iku për të shpëtuar të tjerët, pavarësisht se humbi veten”, tha ai.

Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut” për veprimin e tij duke shpëtuar punonjësit nga magazina që u përfshi nga flakët. 

Vëllai i Arjan Salës: E dija se nuk do ta merrja më…

Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, ka rrëfyer se me 32-vjeçarin ishte takuar një ditë përpara se të ndodhte tragjedia.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Edmond Sala tha se pasi shkoi në magazinën e përfshirë nga flakët tek “Casa Italia”, kishte humbur çdo shpresë për të parë sërish vëllain e tij.

Në darkë e takova për herë të fundit. Ai merr shërbimin në orën 1 e gjysmë të drekës. Më mori në telefon një mikesha ime aty, shpejt sepse ke Arjanin. Ka rënë zjarr tha. Më ka bërë telefonatën e parë. Kam vajtur direkt aty, isha me nusen time në makinë. E dija se nuk do ta marr më. E ndjeva. Gjithë ai tym nuk kishte shans të dilte. Ka filluar punë që në moshën 18 vjeç”, është shprehur Edmond Sala.

Arjan Sala u shpall Dëshmor i Atdheut. 32-vjeçari punonte si roje sigurie në magazinën që u përfshi nga zjarri dhe humbi jetën duke shpëtuar punonjësit dhe në tentativë për të shuar flakët. /tvklan.al