Opozita do të kërkojë tre mocione me debat me kryeministrin Fatos Nano në parlament. Deputetët e partisë demokratike do të insistojnë me ngulm që të bëhet transparenca reale e pasurisë së politikanëve. Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Nanon për pastrim parash të ALBtelecom-it, madje, sipas Berishës, kreu i qeverisë do të privatizojë telefoninë fikse për veten e tij.

Sali Berisha: “Qendrimi që kryeministri shqiptar mban ndaj ALBetelecom-it është qëndrimi i kriminelit që i jep dhe goditjen e fundit viktims duke e konsideruar goditje mëshire ‘colpo di graci’. Tani i ka spostuar të gjithë, sepse ai nuk mund të mos lajë paratë e tij të pista në privatizimin e ALBtelecom-it, por do natyrisht që ta blejë me çmime sa më të leverdisshme. Kështu që e ka spostuar tani çështjen në të ashtuquajturën ERT.”

Veç këtyre dy çështjeve Berisha fokusoi si të rëndësishme mocionin me debat edhe për mbrojtjen e shtypit. /tvklan.al