Napoli pritet të humbasë sulmuesin kryesor këtë verë, Victor Osimhen. Lojtari ka kërkuar largimin dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Kjo u bë e ditur nga vetë drejtori sportiv i të kaltërve, Giovanni Manna, në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

“Victor Osimhen ka kërkuar të largohet. Ai na ka bërë të ditur se dëshira e tij është të largohet. Situata është e qartë. Interesime për lojtarin kishte edhe verën e kaluar. Osimhen dëshiron të ndryshojë ambient. Të shikojmë çfarë do të ndodhë në 20 ditët e ardhshme.”, deklaroi Manna.

 Prej kohësh sulmuesi nigerian është lidhur me një kalim të mundshëm të PSG-ja. Francezët nuk kanë arritur të mbyllin një marrëveshje, pasi nuk shkonin përtej ofertës prej 100 milionë eurosh, ndërkohë që italianët kërkojnë më tepër.

Në skenë ka dalë klubi i Chelsea, që gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi. Londinezët dëshirojnë ta afrojnë Osimhen në huazim për një sezon, me mundësi blerje në fund.

Palët janë në fazën e bisedimeve dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje. Zëvendësuesin Napoli e ka gjetur pikërisht te skuadra angleze. Trajneri Antonio Conte pëlqen shumë Romelu Lukakun dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë.  /tvklan.al