Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet dhe të luajë në Superligën e Turqisë. 30-vjeçari pritet të largohet nga Mallorca, pjesë e të cilëve ëshhtë prej dy sezonesh e gjysmë.

Nga Turqia, raportojnë se Muriqi ka arritur marrëveshjen personale me klubin e Besiktas. Lojtari dhe klubit kanë rënë dakord për gjithçka në lidhje me kontratën, ndërsa duhet të zgjidhet me Mallorca-n.

Bardhezinjtë e duan sulmuesin në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje, diçka që vështirë se do të pranohet nga spanjollët.

Në rast transferimi te Besiktas, Muriqi aty do të gjente edhe shqiptarë të tjerë si Rashica dhe Muçi. Në Spanjë, goleadori tundi rrjetën 28 herë, ndërsa dhuroi edhe 9 asiste.

Muriqi e njeh mirë kampionatin turk, pasi në të kaluarën ka luajtur aty me Fenerbahce, Rizespor, Genclerbirligi dhe Giresunspor. /tvklan.al