Julian Alvarez mund të quhet si lojtari më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas, ka mbyllur akordin me klubin spanjoll dhe mungon vetëm firma në kontratë.
Madrilenët kanë mbyllur marrëveshjen për shumën e 95 milionë eurove, që do të shkojnë në arkat e Manchester City, klub që zotëron kartonin e lojtarit.
Vizitat mjekësore janë planifikuar për të hënën e 12 gushtit, ndërsa më pas do të zyrtarizohet Alvarez si lojtar i Atletico Madrid.
Sulmuesi argjentinas kishte kërkuar largimin nga kampionët e Anglisë, për shkak të minutave të pakta të aktivizimit.
Nga kjo përfitoi Atletico, që nisi ofensivën për të marrë lojtarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit Simeone.
Spanjollët do të paguajnë 75 milionë euro menjëherë, plus 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh. /tvklan.al