Viti i Ri 2004 ka sjellë me vete dhe një sërë telashesh për popullin shqiptar. Të varfër ngahera, që prej këtij viti, ata duhet të përballojnë edhe çmimin e rritur të dritave me 10% , tarifat e larta të ALBtelecom-it, taksa e Rrugës Durrës-Morinë, që i është shtuar makinave, e të tjera si këto. Por, si i presin qytetarët këto detyrime?

“Është një gjë absurde, që nuk pranohet, derisa drita nuk kemi, fiken mbi 10 orë në ditë. Me këtë punë që këmi, domethene, nuk është një gjë normale. Ndikon një 60% humbje, pa llogartiur gjërat e tjerë që sa ka dhe shpenzime të tjera.”

“Ta shikojmë në kompleks, jo duke e parë veç e veç, në kuptimin e ngritjes së tarifave, dhe duke e parë me rrogat aktuale që janë, kuptohet, është një rritje ne i themi e madhe, por është shumë shumë e madhe. Megjithatë duhet të shprehemi edhe njëherë, që ky nuk është faji i qeveritarëve, është faji ynë, që rrimë duarkryq dhe shumë mirë na i bëjnë, se me këtë mendje që kanë ata, akoma më shumë le t’i ngrejnë.”

“Po të krahasosh të ardhurat tona me të ardhurat e vendeve të tjera janë minimale, minimale, ne jemi si në Srilankë, jemi shumë poshtë, kështu që në asnjë mënyrë nuk duhet të ngrihen këto çmime, qeveria duhe të vërë dorë patjetër. Pra, sepse qeveritarët për vete të tyre kanë shumë rroga të larta, janë shumë të majmur dhe nuk pyesin për të tjerët.”

Gazetarja: Çfarë mendoni për rritjen e tarifave të ALBtelecom-it?
“Shumë gabim dhe duhet t’i ulin.”

“Vetë kanë gurin vetë kanë arrën, i shtrenjtojnë si të duan.”

“Nuk është e justifikueshme, neve nuk presim këtë, edhe nuk duhet të presim, gjithë ai investim që është bërë për energjinë në Shqipëri, është turp të themi që Shqipëria s’ka drita.”/tvklan.al