Një video e rëndë po qarkullon në mediat e huaja, teksa një grua qëlllon me armë zjarri në mes të rrugës dhe lë të plagosur një foshnje 7 muajshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Holmesburg të Filadelfia-s, teksa 28 vjeçarja Dominique Billips shkon drejt një çifti të cilët kanë fëmijën në karrocë.

“Në djall fëmija jot, ku*vë!”, dëgjohet teksa thotë ajo në video.

Fëmija u dërgua menjëherë më pas në spital pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Ndërsa prindërit e tij, u gjetën nga policia shumë larg skenës së krimit.

“Na u desh rreth një orë të lokalizonim prindërit e fëmijës”, u shpreh për mediat inspektori Scott Small.

Mësohet se çifti nuk jetojnë në atë lagje dhe banorët e zonës as nuk i njohin. Ende nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë të renë të qëllojë në gjakftohtësi të plotë ndaj tyre e për më tepër foshnjes.

/tvklan.al