Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Standardet që duhen arritur për anëtarësimin e ushtrisë shqiptare në NATO, nuk janë thjesht standarde ligjore e logjistike, por forcat e armatosura shqiptare duhet të ngrihen edhe përsa i përket nivelit shkencor. Kjo është kërkuar edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko në një konferencë shkencore për aplikimin e sistemeve të informacioneve gjeografike në ushtri.

Pandeli Majko:- “Reforma e ushtrisë është midis suksesit dhe dështimit. Kjo do të thotë, se tashmë është pika më e madhe e koncentrimit të të gjitha forcave intelektuale, profesionale, të forcave të armatosura, por edhe civil që punojnë nn radhët tona, të kuptojnë tendencat, dëshirat dhe për t’u kthyer pastaj tek hapat praktik”.

Instituti gjeografik ushtarak, do të fillojë shumë shpejt projektimin e hartave digjitale tredimensionale për terrenet shqiptare. Kjo është edhe një kërkesë për ushtrinë shqiptare, si dhe duket se do t’i paraprijë bashkëpunimeve më konkrete të forcave të armatosura më ushtritë e tjera anëtare të NATO-s./tvklan.al