Momente paniku kanë përjetuar udhëtarët e linjës së fluturimit nga aeroporti i Gatwick në Angli drejt ishullit të Kos në Greqi. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani pasi një nga pasagjerët tentoi të hapte derën e aeroplanit.

Në videot e postuara në TikTok shihet momenti kur pasagjeri tenton të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit, ndërsa ekuipazhi përpiqet të ndalojë udhëtarin, i cili duket se është në gjendje të dehur.

I njëjti pasagjer ofendoi pilotin gjatë turbulencave në ajër dhe më pas tentoi të hynte në kabinën e pilotimit, siç u shpreh ai, për ta pilotuar vetë aeroplanin.

Pasi avioni bëri ulje emergjente në Gjermani për shkak të sjelljes së udhëtarit, policia arrestoi këtë të fundit. 

@charlotte_keen1 Live emergnecy landing to munich #fyp #easyjet #travel ♬ original sound – Charlotte

/tvklan.al