Papa Françesku ka nisur për herë të parë vizitën në Azi dhe Oqeani, duke mbërritur fillimisht në Indonezi.

Kjo është ndalesa e parë nga 4 vende që do të vizitojë gjatë turit të tij. Ai u prit nga turmat e njerëzve sapo mbërriti në Indonezi.

Masa të forta sigurie janë marrë për të garantuar rendin, me 9 mijë policë dhe zyrtarë të ushtrisë.

Papa Françesku është papa i tretë që viziton Indonezinë, vend që ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në botë.

Gjatë qëndrimit në Indonezi, papa do të vizitojë xhaminë kryesore të kryeqytetit Xhakarta, do të takohet me Presidentin Widodo dhe do të mbajë një meshë për rreth 70 mijë persona.

Ndalesat e tjera të Papa Françeskut do të jenë Papua Guinea e Re, Timori Lindor dhe Singapori.

/tvklan.al