Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq entuziast për atë që po ndodh në frontin lindor të luftës.

Sipas tij ushtria ruse është duke përparuar me shpejtësi në rajonin e Donbasit duke thyer të gjitha linjat mbrojtëse të forcave të Kievit.

Ne nuk kemi pasur një ritëm të tillë të ofensivës në Donbas për një kohë të gjatë. Tani nuk po flasim për lëvizjen me 200 ose 300 metra  përpara… Forcat e armatosura ruse tashmë po i vënë territoret nën kontroll me kilometra katrorë”.

Përparimin rus në lindje e kanë konfirmuar edhe agjenci të pavarura.

Reuters shkruan se forcat ruse kontrollojnë tashmë 18% të territorit të Ukrainës. Ato kanë përparuar në pjesën lindore që nga dështimi i kundërofensivës së Kievit të vitit 2023.

Pavarësisht fitores në rajonin e Kurskut ku ushtria ukrainase mban në kontroll një pjesë të vogël të terriorit rus, ekspretët thonë se ushtria ruse është numerikisht më e fortë dhe po shtyn me shpejtësi pranë disa qyteteve strategjike në lindje.

Kievi nuk ka bërë ende ndonjë koment mbi situatën. Qytetet më të mëdha ukrainase kanë disa ditë që gjenden nën një valë bombardimesh ku nuk kanë munguar as viktimat mes civilëve.

Tv Klan