Për Papa Françeskun, plakja e popullsisë është një këmbanë alarmi për shuarjen e shpresës në Europë. Duke folur në një konferencë me fokus zgjerimin e krizës demografike, Ati i Shenjtë u bëri thirrje qeverive për të frenuar rënien e lindjeve dhe plakjen e popullsisë.

Nënat nuk duhen vendosur në pozitat ku të zgjedhin mes punës dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Çiftet e reja duhen çliruar nga barra e pasigurisë së punësimit dhe pamundësisë për të blerë një shtëpi.

Problem, sipas Papës është edhe mënyra e të jetuarit që shumë kanë zgjedhur të ndjekin.

Shtëpitë janë të mbushura me objekte. Mungojnë fëmijët, por qentë e macet jo. Problem për botën tonë nuk është lindja e fëmijëve, por egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi, të cilat i velin njerëzit, i bëjnë të ndihen të vetmuar dhe të palumtur.

Europa ka ndër nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë me 1.5 fëmijë për grua. Që popullsia të mos pakësohet me ritme të shpejta, ky nivel duhet të jetë 2.1 fëmijë për grua.

Tv Klan