Sipas MeteoAlb, do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të nxehta Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet; Shkodër; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër 40 dhe mbi 40 gradë Celsius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të  gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.  

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Tv Klan