Orët e paradites do t.w dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që orët e pasdites të  sjellin grumbullim të vranësirave në zonat veriore si edhe zonat përgjatë shtrirjes lindore duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe dhe breshër në zona të izoluara. Ndërkohë orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve  atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 39°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al