Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë të jetë i gjithi nën ndikimin e motit të qëndrueshme, duke bërë që të ketë intervale kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa vranësirat paraqiten më të shpeshta në shtrirjen Lindore.

Por  pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore dhe pjesërisht në zonat Qendrore, duke bërë që gjatë pasdites të krijohen mundësi për reshje shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë vranësirat në këto zona duke rikthyer intervalet me kthjellime.

Temperaturat  e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C  vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al