Klopp dhe Ancelotti kërkojnë trofeun për të bërë histori

Tifozët e Liverpoolit ishin në humor të mirë në Paris teksa po përgatiteshin për finalen e Champions League kundër Real Madridit. Në baret e kryeqytetit francez ata kënduan me zemër ndërsa shijonin kohën me diell.

Dikush prej tyre thotë se do të përfundojë 2-0, një tjetër 3-1. Mbështetësit ishin në humor dhe të sigurt duke parashikuar se Liverpool do të fitojë me dy gola diferencë si hakmarrje ndaj humbi me Real Madrid në finalen e 2018.

Kjo është finalja e tretë e Ligës së Kampionëve për Liverpool në pesë vjet në atë që ka qenë një periudhë e suksesshme për trajnerin Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman është aq i adhuruar nga tifozët sa njëra prej tyre do të donte që gjermani të ishte babai i saj, në pamundësi të kësaj, thotë se do të kishte dëshirë ta përqafonte.

Duke folur në një konferencë shtypi në objektin stërvitor të klubit, Klopp tha se një finale e tretë e Ligës së Kampionëve në pesë vjet ishte një arritje vërtet “e veçantë” për grupin e tij të lojtarëve.

“Fitorja e Champions do ta bënte një sezon fantastik, por nuk do të jetë e lehtë. Do të përpiqemi. Për këtë grup është vërtetë e veçantë. Hera e tretë në finale në 5 vite. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, shkruan Klopp.

Nga ana tjetër Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, tha se paraqitjet e ekipit të tij nuk ishin perfekte në rrugëtimin e tyre drejt finales, por ata ia dolën të mbërrinin atje kryesisht falë guximit të tyre në momentet vendimtare.

“Angazhimi dhe motivimi nuk mjaftojnë për ta fituar finalen. Ekipi është i qetë edhe pas vendimit të Kylian Mbappe për të qëndruar me Paris. Përvoja e lojtarëve, e vetë klubit, duke shkuar në finalen e pestë të Champions League në tetë vjet, mund të jetë gjithashtu një avantazh”.

Finalja në Stade de France do të luhet në orën 21:00 me orën lokale.

Tv Klan