Lajme Arkiva 2003

Ngjarja në burgun e Peshkopisë prej  nga u arratisën disa të dënuar ka nxitur Partinë Demokratike të akuzojë Ministrin e Rendit Luan Rama. Duke e cilësuar situatën e rendit si të pastabilizuar zëdhënësi demokrat Paloka ka bërë për këtë përgjegjës ministrin Rama duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për qëndrime të papërgjegjshme në rastin e vrasjes së biznesmenti Vila, rrëmbimit të Klajdi Shehut apo atentatit ndaj Ylli Pangos.

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të fillojë hetimet për këto qëndrime të ministrit Rama edhe pse ai ka imunitetin e deputetit.

Edi Paloka: Kur ne kërkojmë që të ndjekë praktikat antiligjore që zbatohen në Ministrinë e Rendit sigurisht që nëse shkeljet që do të vërtetojë prokuroria arrijnë deri në atë shkallë sa të përbëjnë shkelje të rënda të ligjit, ka të drejtë plotësisht ti kërkojë heqjen e imunitetit zotit Rama në parlament, kështu që hapet edhe rruga për ndjekje penale ndaj zotit Rama. Ne i kërkojmë Prokurorisë që të ndjekë praktikat antiligjore dhe pavarësisht nga imuniteti që kanë deputetët ka disa indicie, ka disa hapa që prokuroria i vëren dhe mund ti ndjekë deri në momentin kur kalon në ndjekje penale personi që ka imunitet./tvklan.al