Me këta vocërrak që nuk kanë mbushur moshën për votim Partia e Punës kërkon votën dhe fitoren në zgjedhjet e Tetorit në disa rrethe të vendit. Edhe këtë fushatë ata do të udhëhiqen nga fotografia e pavdekshme e Enver Hoxhës. Votoni për Partinë e Punës që ndërtojë Shqipërinë, është sllogani për këtë vit, por ajo është e pazonja të qevris, për këtë janë të ndërgjegjshëm dhe e besojnë dhe vetë.

Gazetarja: Pse nuk keni besim në fuqitë tuaja, ju jeni një parti pune, e cilësuar e tillë, parti që punoni po ta përkthesh kështu, pse nuk do të mundni të qeverisni Tiranën, me punë mund të bëhet gjithçka?

“Ne jemi një parti e tipit komunist, një parti e tipit komunist nuk mund të qeveris në kushtet e borgjezisë, nuk mund të qeverisë kur pushtetin e ka borgjezia, qoftë pushtetin politik, qoftë atë ekonomik. Sot për sot ne nuk jemi në gjëndje, edhe sikur ta fitojmë bashkinë e Tiranës, ta qeverisim”
Këtij elektorati të pakët, por më të shumtë në numër se komunistët, ju bëhet thirrje të mos gënjehen nga premtimet e partive borgjeze, ndërësa atyre që i drejtojnë sot ato, të kthehen te partia mëmë.
“Edhe ato foshnje që lindin ilegalisht për fatkeqësinë e prindërve të tyre, kur rriten e kërkojnë nënën dhe kur e gjejnë nënën që i ka lindur kthehen tek e ëma e tyre”.

Megjithëse nuk duken se punojnë si atëherë, ata kanë kërkesa për punë dhe sa gati janë kurdoherë, kjo shihet nga mosha./tvklan.al