Shkodra ka qenë sot stacioni i dytë i fushatës socialiste të drejtuar nga kryetari Nano dhe kryeministri Meta. Nano e Meta janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë mesazhin e ndryshimit për një të ardhme më të mirë. Në dalje të qytetit të Lezhës, dhjetëra makina me simpatizantë të Partisë Socialiste i kanë detyruar udhëheqësit socialistë të bëjnë një ndalesë të shkurtër mes brohoritjeve për fitoren me 1 tetor.

Në hyrje të qytetit të Shkodrës përgjatë rrugës nacionale, qindra qytetarë kanë përshëndetur krerët socialistë. Në takimin e organizuar në pallatin e sportit të Shkodrës kandidatja socialiste për bashkinë e qytetit Esmeralda Ruçi, paraqiti objektivat e platformës së saj elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame