Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka njoftuar se më 27 Gusht do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit jashtë sesionit parlamentar Këshilli i Legjislacionit lidhur me vendimin e datës 10 Korrik 2024 të Kushtetueses për mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës.

“Ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.”

Vendimi i Spiropalit për thirrjen e kësaj mbledhje ka ardhur 1 ditë pasi 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së në një letër drejtuar kryeparlamentares kërkuan thirrjen e një seance plenare të jashtëzakonshme. Në këtë nismë të depozituar, opozita kërkoi që Parlamenti të vendosë për dërgimin e mocionit për heqjen e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që thonë se mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese./tvklan.al