Lajme Arkiva 2003

Pak muaj para zgjedhjeve lokale Partia Socialiste ka nisur rifreskimin e kontratave me partitë aleate të koalicionit të majtë. Marrëveshja e parë e nënshkruara është me Partinë Socialdemokrate të drejtuar nga Skënder Gjinushi me të cilën Partia Socialiste ka njoftuar se do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme.

Pas bisedimeve mes sekretarëve të përgjithshëm të dy partive, Gramoz Ruçi dhe Engjëll Bejtës, tashmë ekziston një marrëveshje mes dy partive që prishën kontratën e tyre korrikun e kaluar kur krerët e partive më të mëdha ne vend ranë dakord për zgjedhjen  e presidentit konsensual dhe fillimin e reformave.

Sipas marrëveshjes së re do të thellohet bashkëqeverisja mes dy partive pa patur ndonjë afrim të shpejtë të social demokratëve në nivel ministrash.

Gramoz Ruçi: Kjo marrëveshje është për forcimin e qeverisjes dhe s’ka të bëjë me aritmetika për të qenë ky apo ai ministër apo kryeministër. Kështu që ky është pozicioni i dy partive dhe bashkëqeverisja për filozofinë e Partisë Socialiste dhe të asaj socialdemokrate është në kuptimin më të gjerë të kësaj fjalë në të gjitha hallkat dhe reformat që ka nevojë qeverisja e vendit.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi shpjegon se partia më e madhe qeverisëse është në proces negociatash dhe m e partitë e tjera aleate të cilat pritet të përfundojnë gjatë javëve në vazhdim./tvklan.al