Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj të re pas votimit në Asamblenë Kombëtare të zhvilluar të dielën. Kryesocialisti Rama tha më herët se synimi është që kjo forcë të mbështetet nga 1 milion shqiptarë në vitin 2030.  

Edi Rama: Anëtarësia jonë është së fundmi, zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë. Ambicia jonë është që PS e 2030-ës të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë, një rritje fuqisë tonë në zgjedhjet e ardhshme. Nëse dëshironi që të afroheni më pranë dhe nëse doni të dilni në vijën e parë, të dytën apo të tretën të udhëheqjes së këtij vendi, ne jemi gati të ju presim krahëhapur dhe të ju afrojmë drejt destinacionit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se për PS-në e 2030-ës, sfida është që ndryshimi i qeverisjes të bëhet ndërkohë që kjo forcë politike është në qeverisje.

Edi Rama: Filluam një ndryshim të gjeneratës që zinte vendin kryesor në të gjithë nivelin e PS-së. PS e cila fitoi zgjedhjet e 2013-ës ishte parti që vinte me fuqinë e ndryshimt të gjeneratave. Ajo gjeneratë ka qenë dominante në PS. PS e vitit 2013 kishte shumë të rinj dhe të reja, të cilët patën fatin që t’i krijonin muskujt në opozitë. Ndërkohë që për PS e 2030-ës, sfida është që ndryshimi i gjenaratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisje. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe që fiton prej atëhere çdo zgjedhje është një parti e cila ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend.

Tv Klan