Shtatë doganier, katër prej të cilëve punonjës të degës së doganës në Tiranës dhe tre të tjerë të doganës së Shkodrës arrestohen në kohë reale në mesditë në skuadra të krimit ekonomik.

Alma Katragjini: “U mor masa e menjëhershme në flagrancë ndaj shtetasve Engjëll Agim Dulgjeri 48-vjeç, lindur në Elbasan banues në Tiranë me detyra agjent doganor pranë degës doganore Tiranë me masë sigurimi të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë arrest në burg. Xhevdet Fejzullah Mali, 48-vjeç lindur në Librazhd, banues në Tiranë me detyrë agjent doganor pranë degës doganore … me masë sigurimi arrest në burg. Ylli Fadil Sharri, 46-vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë me detyrë komisioner pranë lejeve të drejtimit në drejtorinë rajonale tëq shërbimit të transportit rrugor Tiranë, me masë sigurimi të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me arrest në burg. Olgert Qazim Isa 27-vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Tiranë me detyrë inxhinier, pranues dokumentesh pranë drejtorisë rajonale të shërbimit të kontrollit dhe transportit rrugor Tiranë me urdhër të ndalimit të prokurorisë të rrethit gjyqësor Tiranë. Po ashtu u ekzekutua masa e sigurimit personal të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me detyrim paraqitje për shtetasit si më poshtë Frida Guxia 56-vjeç, lindur e banuese në Shkodër me detyrë doganiere pranë degës doganore në rrethin e Shkodrës, Sofokli Sali Qose 42-vjeç, lindur në Gramsh e banues në Tiranë me detyrë doganier pranë degës doganore Tiranë, Ilmi Ibrahim Kantia 50-vjeç, lindur e banues në Tiranë me detyrë doganier pranë degës doganore Tiranë.”

Vetëm pasi kishin siguruar më parë një urdhër arresti nga gjykatat e faktit agjentët e krimit ekonomik janë hedhur në aksion për ekzekutimin e këtij urdhri, duke vënë në pranga punjonjësit e doganave.

7 doganierët do të vihen në akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa arrestimi i tyre vjen vetëm 24 orë pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të doganave Përparim Dervishi./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani