Kryeministri Mark Rutte tha se me zbutjen e masave shtetit po ndërmerr ‘risqe’

Pavarësisht niveleve rekord të  infektimeve  qeveria holandeze ka njoftuar lehtësimin e masave anti-Covid. Për më shumë se një muaj, baret, restorantet dhe mjediset kulturore qëndruan mbyllur për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në një  konferencë për media  deklaroi se shteti po “merr rreziqe” dhe po i zbut masat.

Rutte, i cili është përballur me thirrje të vazhdueshme për lehtësimin e masave në javët e fundit, pas rënies së numrit të  fataliteteve dhe shtrimeve në spital , ka shtuar se rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 8 mars.

Kafenetë, baret dhe restorantet do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën  22:00.Qytetarët përpara hyrjes do të duhet të reagojnë pasaportën shëndetësore ose të tregojnë se janë shëruar së fundmi nga virusi.

Klubet e natës do të mbesin të mbyllura, ndërsa kapacitetet në ngjarjet sportive e kulturore do të  funksionojnë me një kapacitet të kufizuar prej  1250 personash.

Mbështetja për vendosjen e masave të rrepta ka rënë gjatë muajit të kaluar ku nuk kanë munguar edhe shpërthimi i demonstratave të mëdha të cilat janë bërë më të shpeshta në kryeqytetin, Amsterdam.

Klan News