“Nuk ka transparencë të tenderëve sekretë”

Partia Demokratike denoncoi këtë të martë çmimet e kiteve që përdoren për testimet e të dyshuarve me COVID-19.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se përmes tenderave sekrete i kanë blerë kitet sa 4-fishi i vlerës që këto pajisje zhdoganohen.

Ndërsa nga Kruja, ish-deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Orjola Pampuri, akuzuan qeverinë si përgjegjëse për përhapjen e COVID-19 nëpër fasoneri. 

Albana Vokshi: Ka refuzuar t’i mbylli sepse ai nuk do që të paguajë pagat për rreth 70 mijë gra dhe vajza që punojnë nëpër këto fasonëri, duke rrezikuar jetën e tyre, familjet e tyre.

Orjola Pampuri: Rreth 5000 gra dhe vajza të punësuara në rrethin e Krujës, mbyllja e këtyre fasonerive është kushti kryesor. Edi Rama të lërë një aferë më pak, një vjedhje më pak dhe të përkushtohet  të mbështesë këto gra dhe vajza.

Në zonën e Krujës funksionojnë rreth 20 fasoneri, një pjesë e të cilave janë mbyllur pas rasteve të para me COVID-19.

Tv Klan