Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjatë takimit elektoral në Berat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përmendur në fjalën e tij, arsyet që qytetarët duhet t’i japin votën Partisë Demokratike. Berisha tha, se papunësia në vend ka arritur shkallën maksimale, ndërsa pjesa tjetër detyrohen të marrin rrugët e emigrimit, pasi i mungojnë vendet e punës.

Sali Berisha:- “Është programi i problemeve tuaja madhore, është programi i punësimit tuaj, së pari nëpërmjet përgjysmimit të taksave, është programi i shkollimit më të mirë të fëmijëve tuaj, është programi i zgjidhjes së probleme tuaja dhe energjisë elektrike. Ky është programi i punësimit të të rinjve të Beratit, është programi i vizionit për një Berat të begatë, që të shndritë gjithmonë, në kodrat e tij. Për një Berat që të përfaqësojë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Kryedemokrati ka ftuar gjithë qytetarët e Beratit të votojnë për Partinë Demokratike, në mënyrë që të rritet ekonomia e vendit./tvklan.al