Ndërsa çështja Tahiri ka lënë në hije çështjet e tjera politike demokratët presin që nga e hëna që kryeparlamentari Ruçi të thërrasë mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sidomos pas hapjes se rrugës nga OSBE për të futur votimin e elektronik ne zgjedhjet e ardhshme opozita synon që futja e teknologjisë në votimet e ardhshme të pranohet edhe ligjërisht nga socialistet.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve mbetet po ashtu tezë kryesore e demokrateve ne reformën e re zgjedhore për të ndalur sipas tyre shitblerjen e votave. Lidhur me faktin se nuk kanë dokumentuar me prova këtë fenomen Bylykbashi shprehet: “Nuk është çështja sa prova janë në raportin e ODHIR, çështja është që ai është problem prioritar në atë raport dhe që Prokuroria duhet të veprojë ashpër dhe rëndë.”

/Klan Plus