Ndonëse arritën një dakordësi me mazhorancën për votën e diasporës dhe listat e deputetëve, demokratët e cilësojnë të paplotë reformën zgjedhore, që sipas tyre ka vetëm një shkaktar të dështimit.

Rama refuzoi çdo kërkesë që do mundësonte reformë zgjedhore”, thotë Oerd Bylykbashi.

Nënkryetari i demokratëve Oerd Bylykbashi sqaroi se kompromisi i arritur për listat, ku 1/3 e tyre do të jenë të mbyllura dhe 2/3 e hapur, ishte zbatim i detyrimit kushtetues dhe përfaqësimit gjinor.

“Kjo kuotë është 25%, ose ¼. Shembulli është i thjeshtë, lista e një subjekti zgjedhor në Tiranë që ka 36 mandate do jetë: 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur, pra totali i listës së partisë është 48 mandate. Kjo do të thotë që 12 mandate të sigurt janë ¼ e listës. Jemi më shumë se ⅔ me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit”.

Akuzave se me këtë formulë Partia Demokratike i fali mandate në tavolinë Edi Ramës, përgjigje i dha Sekretari për çështjet ligjore Ivi Kaso.

“Janë parashikime teknike që kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e përllogaritjes së pjesës së hapur dhe të mbyllur të listës brenda listës së vetme të një force politike, nuk ndryshon asgjë në mënyrën e përllogaritjes së mandateve”.

Të premten mazhoranca dhe opozita do të kalojnë në Kuvend votën e diasporës që i mundëson çdo shtetasi shqiptari i cili ka një adresë banimi të votojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Me ndryshimet e reja në kod, 100 deputetë do të caktohen nga kryetarët e partive, ndërsa 40 të tjerë do të përzgjidhen nga votuesit.

Tv Klan