Pemë të reja në zonën e liqenit artificial



Pemë të reja në zonën e liqenit artificial

16:00 12/01/2020

Veliaj: 100 pemë të reja çdo ditë

Për të tretin vit radhazi regjisori Piro Milkani i bashkohet aksionit të bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e kryeqytetit.

Këtë fundjavë, së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë mbollën 100 pemë të reja në parkun e Liqenit.

 “Jam i nderuar që jam në krah të të madhit Piro Milkani, i cili nuk ka humbur një vit dhe nuk ka marrë një vit mungesë kur vjen puna tek mbjellja e pemëve. Kemi vendosur një moto: çdo ditë të 100 vjetorit të Tiranës do të mbjellim nga 100 pemë, sa të na lejojë koha.

Vetë regjisori tha se kontributi për natyrën është dhuratë për gjeneratat e ardhshme.

“Prej tre vitesh gjithmonë blejmë një bredh natyral sepse duam të jemi pranë natyrës. Një ditë gruaja më tha: “Gjynah, të ik kot ky bredh”, dhe vendosëm pse mos t’ia dhurojmë parkut të qytetit, që këto vite është bërë vërtet shumë i bukur. Do e dhurojmë për Parkun sepse Tirana vërtet po gjelbërohet. Absolutisht i ndryshuar krahasuar me 10 vjet më parë: rrugët, parku i lojërave, çdo gjë është bërë me kulturë”

Ndërsa ambasadori çek Jaroslav Ludva tha se ndjehet si një qytetar i Tiranës, ndaj ka dëshirë të ndihmojë për një qytet më të mirë.

Tv Klan








Të ngjashme