Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka reaguar për përfshirjen e Artur Meçollarit në grupin negociator për kufirin detar me Greqinë.

Imami thotë se pjesëmarrja e tij në bisedime pasi është zhveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, e cenon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Sipas Imamit, Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të Mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Ish-ministri shton se për këtë çështje është informuar edhe kryetari i PD-së, por prej më shumë se një jave “ka heshtur si fija e barit”.

Imami shton se mosveprimi i Bashës është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS.

Tv Klan