Përfundoi sot Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në fokus të diskutimeve 3-ditore ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet si avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të diasporës apo dhe modernizimi i shërbimeve konsullore.

Diskutimet nxorën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ministri Igli Hasani njoftoi reforma strukturore për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj.

Tv Klan