Presidenti Begaj i ka dërguar një letër kuvendit lidhur me skandalin e mikrokrediteve, ku viktima të grabitjes sipas tij janë bërë një numër i lartë individësh, të cilët në masë i përkasin shtresave të shoqërisë që, si rregull, janë vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse.

Begaj thekson nevojën për një reagim të fortë, të bashkërenduar dhe efikas të të gjithë strukturave kompetente, për të dominuar jo vetëm këtë skemë abuzimi, por për të siguruar që të tilla ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Sipas Begajt qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve.

Presidenti ka diskutuar këtë çështje me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kjo çështje sipas presidentit nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme.

Klan News