Operacioni “Plumbi i Artë” zbardh të tjera ngjarje kriminale në disa qytete. Mbi 30 urdhërarreste janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme, për ekzekutimin e të cilëve është angazhuar Policia e Shtetit.

Nga dëshmia e disa prej të penduarve të drejtësisë, SPAK ka mundur të zbardhë 5 ngjarje kriminale me 6 viktima. Njëra prej tyre njihet si masakra e Bardasheshit, ngjarje e ndodhur në 28 Dhjetor të 2018 tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në atë ngjarje humbi jetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Po ashtu janë zbuluar ekzekutoret e Klevis Kapllanit, ngjarje e ndodhur në Rrogozhinë në 15 Shtator të 2020. SPAK ka zbardhur edhe atentatin ndaj dy vëllezërve Baho, ngjarje e ndodhur në 1 Korrik të 2019 në Elbasan. Në atë ngjarje mbeti i vrarë Klevi Baho ndërsa u plagos i vëllai Aleksandri.

Sipas burimeve të Klan News është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfi në 13 dhjetor 2019 dhe atentati ndaj Irfan Hazizit, ngjarje e ndodhur në Nëntor të 2020 në Berat.

Zbërthimi i aplikacioneve të koduara si Skay ECC ka zbuluar edhe përfshirjen në ngjarje të rënda kriminale dhe të ish-funksionarëve të drejtësisë, por edhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Mes personave që është firmosur urdhër-arrest është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, me masë sigurimi arrest në shtëpi. Po ashtu edhe dy oficer policie, njëri prej tyre Agustin Cinari shefi i krimit ekonomik në policinë e Durrësit. Në pranga ka rënë edhe zëvendës drejtori i Burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

Klan Nevvs ka mësuar se është goditur edhe grupi kriminal i vëllezërve Çopja nga Elbasani, por të cilët për disa vite kanë qëndruar në Dubai. Hajdar Çopja është i ndaluar në Dubai për plagosje të rëndë, ndërsa Franc Çopja është ekstraduar ne Belgjikë. Vëllai tjetër i tyre, Erzen Çopja ndodhet në burgun e Fierit duke vuajtur një dënim prej 17 vitesh të dhënë nga drejtësia Angleze.

URDHËR ARRESTET E SPAK:

Talo Çela

Altin Kamami

Rexhino Doci

Arben Lamcja

Arsen Mema

Eljo Bitri

Leam Rragami

Elvis Daka alias Dragoviç

Dorjan Dyli

Matilda Hoxholli

Denada Todi

Flobenc Mecja

Armis Stafa

Maksim Koci

Erzen Çopja

Franc Çopja

Hajdar Bako alias Çopja

Mikael Qosja

Maetin Musaj

Guri Biba

Pajtime Fetahu

Renato Masuku

Leonardo Rragami

Altin Ndoci

Agustin Cinari

Xhimi Hoxha

Klodian Sinameta

Klan News